Teuta do të luajë të mërkurën kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërsë. Skuadra e Maganit është mundur ndeshjen e parë me rezultatin 1-0, takim i luajtur në “Loro Boriçi”.
Sot, në faqen zyrtare në facebook “djemtë e detit” shfaqen në formë, ndërkohë në sy bie diçitura e fotos ku shkruhet: “Më të përgatitur se kurrë”.
Trajneri Magani ka kërkuar nga lojtarët impenjim maksimal për këtë ndeshje, teksa i ka kërkuar të grumbullohen dy ditë para. Kujtojmë që ndeshja mes Teutës dhe Vllaznisë do të luhet të mërkurën në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.