Shqipëria luajti mbrëmë ndeshjen historike kundër Italisë në të cilën u mposht me rezultatin 2-0 në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos.
Trajneri kuqezi, Gianni de Biasi, e përjetoi njësoj si ne këtë humbje edhe për faktin që tifozët mund të na kishin penalizuar.
Pas mesnate, në hotel ka qënë eddhe vajza e De Biasit, Chiara Sofia, e cila i ka qëndruar pranë të atit në atë moment aspakt të lehtë për të.
Trajneri duket i lumtur teksa shihet nën shoqërinë e vajzës së tij dhe mund të thuhet që për disa minuta e ka harruar fare se çfarë ndodhi në stadium.
Kujtojmë që pas humbjes së mbrëmshme, shqipëria mbetet në vendin e katërt të klasifikimit.