Samir Handanovic, gardiani i portës zikaltër mund të transferohet në Premier League gjatë verës.
Sipas Corriere dello Sport, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp po kërkon shërbimet e Samir Handanovic. Klopp ka nevojë për një portier me kualitet në skuadrën e tij ndaj dhe ai mesa duket ia ka vënë syrin Handanovic. Ai mendon se slloveni është i denjë të ruajë portën e Reds.
Mesa duket tekniku i suksesshëm gjerman nuk ka më besim te aftësitë e dy portierëve aktual Simon Mignolet dhe Loris Karius.