Skënderbeu prej ditësh është në pritje të vendimit nga CAS-i, ku do të vendoset për fatin e korçarëve në Europë. Pas një sezoni shumë të mirë, duke fituar kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë, lojtarët e Skënderbeut kanë nisur pushimet, mirëpo klkubi i njofton se duhet të bëhen gati për të luajtur në Champions League.
Në një postim në rrjetet sociale Skënderbeu poston një foto të Gledi Micit, i cili shihet duke shijuar pushimet dhe klubi shkruan se kështu ndihesh kur bëhesh gati për të luajtur në Champions.
“Kështu reagojni kur ju e dini se do të luani në Champions League”, shkruan klubi.