Skuadra e Flamurtarit po kalon një situatë të vështirë për shkak të ngërçit të financave. Ekipi vlonjat i drejtuar nga trajneri Ilir Daja ka bërë mirë në këtë sezon futbollistik, por tashmë nuk “mban më ujë pilafi”. Një gjë të tillë e tregon edhe mesfushori brazilian, Elton Kale.
Ky i fundit përmes një postimi në rrjetet sociale, ironizon duke treguar një 50 lekësh. Disa muaj pa rroga, lojtarët e Flamurtarit mund të cilësohen vërtetë heronj të kuqezinjve për këtë edicion futbollistik.