Fitorja e Skënderbeut kundër Partizanit me rezultatin 2-0 ka ngjallur entuziazëm të jashtëzakonshëm te tifozet korçare. Reagime dhe ironi për ultrasit e kuq, për të cilët duhet thënë që ishin shumë më lart se paraqitja e lojtarëve në fushën e blertë. Së fundmi është gazetarja e Report Tv, Iris Rrezhda e cila ka provokuar mbështetësit e Partizanit përmes një statusi në rrjetet sociale. ” U rri djali, u bë burrë! Një kampionat s’e fitoi kurrë”, shkruan ajo duke iu referuar 25 viteve që kanë të kuqtë pa fituar titullin kampion.
Postimi i Iris Rezhdës