Pasditen e djeshme Kosova ka luajtur në transfertën e Ishujve Faraoe dhe gjithçka është mbyllur me rezultatin e barabartë 1-1. Dardanët kaluan në avantazh të parët me një eurogol nga distanca të Milot Rashicës, por që vendasit barazuan në pjesën e dytë, në fillim të saj.
Përsa i përket këtij takimi, duhet theksuar se kushtet që të ofronte fusha nuk ishin aspak të mira, sepse mbi të gjitha luhej në një tapet artificial, që do të thotë se futbollistët e kanë më të vështorë të përshtaten dhe të luajnë në një nivel shumë të lartë.
Në këto rrethana ka reaguar gazetari sportiv Florim Canolli, i cili në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruan se faroezët më të mirë kanë barin mbi çatinë e shtëpive, sesa atë në fushën e lojës. “Faroezët e kanë më të mirë barin në kulme të shtëpive se në stadium”!