Federata shqiptare e Sporteve me Kuaj ka organizuar Garën e Tretë Ndërkombëtare të Kërcimit me Kuaj. Një mbështetje e madhe në këtë kompeticion për Federatën Shqiptare ka ardhur nga Spitali Amerikan dhe Agjensia e Parqeve dhe Rekreacionit-Bashkia Tiranë, të cilët bashkëpunuan për këtë kompeticion të bukur. Spitali Amerikan ka njoftuar për këtë event nëpërmjet një postimi në facebook, ku përpos shëndetsisë që ka në plan të parë për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve, këtë herë ka menduar t’i shërbejë ndryshe, ku së bashku me FSHS ka si qëllim reduktimin e jetës sedentare për një jetë sa më cilësore.
“Federata Shqiptare e Sporteve me Kuaj organizoi Garën e Trete Ndërkombëtare të Kërcimit me Kuaj.
Pas suksesit të garës së dyte dhe te pare të Hipizmit Federata Shqiptare e Sporteve me Kuaj në bashkëpunim me Spitalin Amerikan dhe Agjensinë e Parqeve dhe Rekreacionit-Bashkia Tiranë sollën Aktivitetin më të bukur të Veres.
Në këto evente të këtyre përmasave synohet të sillet në vëmendje rëndësia e ndërthurjes së elementëve sportivë dhe artistikë; përfshirja e të rinjve në iniciativa të tilla sensibilizuese me qëllim reduktimin e jetesës sedentare dhe ndikimit të drejtëpërdrejtë në cilësinë e jetës; si dhe shkëmbim të eksperiencave të tilla të standartit bashkëkohor në fushën e sporteve me kuaj”, shkruhej në njoftimin e spitalit Amerikan.