Futbollisti i Flamurtarit, Victor Juffo që prej disa kohësh vuan prej një dëmtimi dhe nuk është ende në formën e tij më të mirë.
Sot, futbollisti ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku duket statistikat e karrierës së tij dhe e ka shoqëruar me një shkrim.
Juffo ka falenderuar Zotin për arritjet, teksa ka ndarë dhe një mesazh me fansat: ” Është pothuajse një dekadë që po jetoj ëndërrën, dua të falenderoj Perëndinë për gjithçka më ka dhënë , kanë qënë ditë të vështira por kurrë nuk e kam humbur besimin edhe shpresën. Kanë qënë shumë vështisira , gëzime dhe fitore gjithashtu , faleminderit të gjithëve kush më përkrah , familjes time edhe miqëve dhe dua të ndaj këtë mesazh të thjeshtë por që bën të gjithë diferencën. Kurrë mos ndaloni së ëndërruari edhe besimin në Zot.”
Kujtojmë që Juffo luan në Vlorë që prej vitit të kaluar, ndërsa së fundmi është i dëmtuar.