Ditën e nesërme do të luhet një ndeshje shumë e rëndësishme e Kategorisë së Parë, e vlefshme për javën e 9-të të kampionatit. Apolonia pret në shtëpi Egnatian, që duhet theksuar se deri më tani ka arritur të bëjë shumë mirë në këto sfida të luajtura.
Për të gjithë futbolldashësit që duan ta shohin këtë ndeshje, ky takim do të transmetohet edhe në RTSH. Dueli starton në orën 14:00 në impiantin “Loni Papuçiu”.