Gjermania mbrëmjen e djeshme ka fituar në sekondën e fundit përballë Suedisë me një gol të shënuar nga Toni Kroos në minutën e 95-të. Ky është një gol që e mban në lojë Gjermaninë për të kaluar në raudnin tjetër. Kesaj feste i janë bashkuar edhe mediat vendase, ku prestigjozja gjermane “BILD” shkruan në faqen e saj të parë: “Jemi rikthyer”, duke iu gëzuar pa fund atij suksesi.
Kampionët e botës ndeshjen e fundit në grup do e luajnë kundër Koresë dhe duhet të fitojnë për të kaluar në raundin tjetër.