Arbër Çyrbja ka postuar një foto në rrjetin social “Facebook” ku është së bashku me shokun e tij të skuadrës, Ardian Cuculi.
Në sfond shihet fanella e mesfushorit me skuadrën e Kukësit, por poshtë saj, vihet re edhe një fanellë e Milanit, që ndoshta 25 vjeçari është një fans i kuqezinjve.
Kujtojmë që në ndeshjen e fundit në Superiore, Kukësi e luajti në transfertën e “Selman Stermasi” përballë Tiranës, duke e fituar me rezultatin e pastër 0-2. Të 2 golat e ndeshjes, u shënuan nga sulmuesi Vasil Shkurtaj.