Skuadra e Dritës ka siguruar sot shërbimet e qendërmbrojtësit Ervis Kaja. “Intelektualët’ përforcohen pak orë përpara ndeshjes me KEK-un me 31-vjeçarin që ka një eksperiencë të gjatë në futbollin shqiptar pasi ka luajtur me skuadra si Dinamo, Tirana, Laçi, Besa, Apolonia, Korabi etj.
“Boom! FC Drita transferon futbollistin me përvojë Ervis Kaja. Tani kemi një mbrojtje më të fortë dhe me të sigurtë!
Ervisi është 31 vjeçar, ka luajtur për skuadra si: Besa Kavajë, FC Laçi, FC Tirana etj, së fundmi në Kosovë tek FC Liria. Kjo është një dhuratë për tifozët tanë pak orë para lojës së parë në kampionat! Deri në fund të merkatos, tek kampionët ka edhe befasi të tjera…nuk është mbyllur ende”.