Qendra e qytetit të Fierit këtë 14 mars është zbukuruar me shtatoren e legjendës së futbollit, Kujtim Majaci.
Ai është përkujtuar këtë të martë në 55-vjetorin e tij të lindjes.
Familjarë, miq, përfaqësues të pushtetit vendor, politikanë e te afërm të familjes Majaci kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me këtë rast.
Pranë bustit të legjendës Majaci janë vendosur kurora lulesh dhe janë mbajtur fjalime rasti në nder të figurës së tij.
Më pas, në mjediset e akademisë se futbollit Apolonia është promovuar edhe libri monografik Legjenda Majaci, me autor Nemik Selmani.
Në qytetin e Fierit tashmë organizohet edhe një kampionat për të rinjtë ku mban emrin “Kujtim Majaci”.
Kujtim Majaci lindi ne qytetin e Fierit në 14 mars 1962. Gjatë aktivitetit të tij futbollistik Majaci luajti në plot 400 ndeshje nga të cilat 176 në kategorinë e parë. Është fitues i kupës së artë dy herë.
Mjacaj ka ndërruar jetë më 14 korrik të vitit 2009. Ai është nderuar me dhjetëra tituj edhe pas vdekjes.