Nuk u mbajt mend për ndonjë shenjë te Partizani, por mesfushori serb Milian Culum ka shfryrë gjithë inatin e tij ndaj Xherdan Shaqirit. 33-vjeçari që erdhi në janar te të kuqtë ka postuar një foto ofenduese ndaj mesfushorit shqiptar të Liverpoolit në momentin kur ai po hidhej në fushë në minutën e 82-të në “Instagram”.
Serbi e ka mbuluar fytyrën e 26-vjeçarit me një ikonë ofenduese duke nënkuptuar se kjo është një përgjgje ndaj festimit të golit të fitores ndaj Serbisë në ndeshjen e Kupës së Botës midis Zvicrës dhe Serbisë ku Shaqiri shënoi golin deciziv.
Një gjest që tregon sa e ulët është sjellja e një lojtari profesionist.