Për ultrasit e Tiranës, 17 nëntori nuk mund të quhet një ngjarje e rëndësishme, pasi për ta është ditë e zezë që simbolizon hyrjen e forcave komuniste që më pas instaluan regjiminin diktatorial për gatu gjysmë shekulli.
Në një postim në faqen zyrtare të “Fanatics”, dita e çlirimit të Tiranës nga forcat pushtuese naziste gjermane njihet si dita e nisjes së regjimit të dhunshëm komunist në kryeqytet dhe më tej në Shqipëri.
“17 nëntori kurrë nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë një festë për asnjë nga ne!
17 nëntori nuk është asgjë më shumë se data e pushtimit të vërtetë të Kryeqytetit, nga forcat shtypëse komuniste, te cilet pushtuan, vrane, persekutuan pa pyetur se cfare ju del perpara.
Detyra jonë është të mos e harrojmë historinë, përkundrazi, ta rikujtojme atë me “Fanatizëm”.
Për ne nuk ka 17 nëntor, ne, e duam Tironën 365 ditë të vitit!
Ashtu sic rrin yjet, yjet përreth honës…”
Postimi i fundit i “Fanatics”-ave