Dje mbrëma është luajtur ndeshja e parë e çerekfinales së Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Laçit, që ka përfunduar me rezultatin 3-0 për bardheblutë. Njeriu i ndeshjes ka qenë sulmuesi Majkëll Ngoo, i cili ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist për Edon Hasanin.
Shtatlarti, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” shkruan se mbrëmjen e djeshme ka qenë një ditë shumë ndeshje shumë e veçantë, edhe pse është luajtur pa praninë e tifozëve, përsëri skuadra ka arritur të fitojë bindshëm.
“Dyert e mbyllura për tifozët, ndeshja çerekfinale e Kupës dhe fitore 3-0. Skuadra ishte në një superformë”, shkruan shtatlarti.
Kujtojmë që Tirana këtë sfidë e ka luajtur pa praninë e tifozëve, për shkak të pezullimit që ka marrë nga Komisioni i Disiplinës, për sjellje të pahijshme të tifozëve në derbin me Partizanin.