Pas fitores mbresëlënëse 5-3 ndaj Monacos në Champions League, futbollistët e Manchester Cityt festuan gjatë në fushën e lojës dhe kishte nga ata që ua dhuruan fanellat e tyre tifozëve që ishin në shkallët e stadiumit.
Fanellën e Kevin de Bruyne e mori në dorëzim një prej oficerëve të policisë private të stadiumit(steward), ose të paktën kështu mendoni mesfushori belg kur iu afrua i riu që i kërkoi “dhuratën” e çmuar.
Menjëherë pasi mori fanellën dhe përqafoi idhullin e tij, steward-i u zhduk nga “qarkullimi” dhe më pas u vu re t’ia mbathte nga steward-ët e vërtetë të “Etihad Stadium”.
Nuk dihet ende se si tifozi arriti të maskohej si oficer i policisë private që ruajnë rendin në stadium, por e sigurt është se De Bruyne nuk ishte i vetmi që qeshi me këtë situatë.