Enea Jorgji do të gjykojë në grupet e Europa League. Gjyqtari i njohur shqiptar që mban stemën e FIFA-s është caktuar të arbitrojë në sfidën AEK Larnakas-Ludogorets, e cila do të luhet në 25 tetor në Qipro. Ky takim është i vlefshëm për Grupin A, ku dy skuadrat do të tentojnë të marrin një fitore.
Ndërkohë ky lajm ka ngjallur mjaft reagime në vendin tonë, teksa së fundmi është drejtori sportiv i Laçit, Naim Halili që i thur elozhe elbasanasit. Ish-menaxheri i përgjithshëm i Kukësit ka konsideratë të lartë për 34-vjeçarin, madje shkon deri aty saqë e uron që një ditë të drejtojë një finale të Champions League.
“Arbitri më i suksesshëm në të gjithë kohërat në Shqipëri. Djalë intelektual dhe i përgatitur. I uroj që një ditë të drejtojë një finale Champions League! Suksese Enea”, shkruan Naim Halili.