Valon Berisha është lojtari më i ri i skuadrës së Lazios. Lojtari shqiptar ka ardhur nga ekipi i Red Bul;l Salzburg dhe shumë shpejt ka nisur nga puna për sezonin e ri. Në një postim në rrjetet sociale 25 vjeçari tregon se ëshhtë shumë i fokusuar për sezonin e ardhshëm.
Berisha në vitin futbollistik që u mbyll arriti shumë lart me ish-ekipin e tij, duke shkuar deri në gjysmëfinale të Europa League. Seria A është një tjetër futboll dhe një sfidë shumë e fortë, por mesfushori ka treguar deri më tani që është një lojtar me cilësi shumë të mira teknike dhe fizike.