Skuadra e Napolit ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë në Itali, teksa është renditur në vendin e dytë.
Edhe futbollisti i Kombëtares që luan për napoletanët, Elseid Hysaj ka bërë një sezon mjaft të mirë, teksa ka ngjallur interes te shumë klube të njohura europiane.
Së fundmi, Hysaj ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku duket bashkë me Raul Albiol dhe e ka shoqëruar me shkrimin: “Bomberi i ekipit”.
Albiol dhe Hysaj kanë një marrëdhënie mjaft të mirë bashkë, teksa shihen herë pas here në shoqërinë e njëri -tjetrit.
Albiol është pjesë e Kombëatares së Spanjës, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Real Madridit.