Elis Bakaj, aktivizohet në kampionatin bjellorus me skuadrën e FC Shakhtyor ku padyshim ka bërë edhe shumë performanca të mira, duke shënuar gola dhe dhuruar asist për shokët e tij të skuadrës.
Pikërisht këto detaje kanë bërë që tifozët e skuadrës ta votojnë atë si lojtarin më të mirë. Bashkëshortja e tij, Andrea Alexandra Bakaj në një postim në rrjetet sociale, shkruan se Bakaj e meriton plotësishtë këtë çmim.
“Urime! Jam shumë krenar për bashkëshortin tim. Ti e meriton këtë çmim. Fansat të kanë zgjedhur ty. Lojtari më i mirë, bashkëshorti më i mirë”, shkruan bashkëshortja e Bakajt.