Menaxheri i njohur i futbollistëve Florin Biba ka reaguar ashpër ndaj FSHF-së dhe trajnerit Panuçi për listën e publikuar së fundmi për dy ndeshjet e rradhës së Kombëtares me Jordaninë dhe Izraelin.
Biba ka marr shkas nga injorimi ndaj Elis Bakaj, i cili ndonëse po shënon rregullisht me ekipin e tij Shaktyor Soligorsk në Bjellorusi, nuk është konsideruar aspak nga tekniku italian.
Nga ana tjetër menaxheri ka hedhur akuza se në Kombëtare janë thirrur lojtarë jo në nivelin e duhur e me lidhje miqësore me federatën. Më poshtë keni dhe reagimin e plotë të Bibës në një foto të postuar në Instagram.