Skuadra e Milanit po kalon një gjendje shumë të keqe në Itali, teksa javën e fundit humbi 3-0, ndaj Veronës.
Gjëndjen e Milanit e ka komentuar dhe ekipi i madh shqiptar në Maqedoni, Shkëndija e Tetovës.
Kuqezinjtë e Tetovës kanë bërë një postim në rrejtet sociale, ku shkruajnë se ata janë më mirë se Milani.
“I dashur Milan. Ne po ndjekim në mënyrë të vazhdueshme progresin tuaj sepse miqtë nuk duhet të harrohen, dhe në këtë moment, na rezulton se ne jemi kuqezinjtë më të suksesshëm.
Mbani mend, se forma është e përkohshme, por klasi është i përhershëm. Kështu që, forca miq”, shkruan Shkëndija.