E mbani mend José Luis Chilavert, portierin-goleador, specialist të goditjeve të dënimit, përmes të cilave ka shënuar 67 gola?
Ai është i vetmi portier në botë që ka shënuar tripletë brenda një ndeshjeje.
Sigurisht që është e vështirë për t’u harruar. Por, gati e pamundur për ta njohur sot, Chilavert-in 51 vjeç.
Ai është shfaqur në një foto në rrjetet sociale që po bën xhiron e botës për shkak të peshës së tij të madhe.