Sot, Kukësi ka luajtur në transfertë në ndaj Lushnjes, ku kampionët kanë fituar me rezultatin 2-1, takim i vlefshëm për javën e 23-të të Superligës.
Pas përfundimit të takimit, ka ndodhur diçka e “çuditshme”, pasi lojtari i Kukësit, Ylli Shameti ka postuar një foto, ku shihet të jetë së bashku shokun e tij të shkuadrës, Bujar Idrizin, ku si diçiturë ka shkruar: “O Bujar Idrizi e gjëtëm rezultatin 1-2”.
Foton e postuar pak minuta më parë, e cila si duket është bërë para se ndeshja të zhvillohej, Shameti e lidh me faktin se Idrizi ka ngritur gishtin e madh të dorës së majtë, ndërsa Shameti dy gishta. Këtë detaj të fotos, mbrojtësi i Kukësit e ka lidhur me rezulatatin që Kukësi arriti sot në lushnje, ku mundi të marrë tre pikë të vlefshme dhe blinduar vendin e dytë.