Inter është duke monitoruar situatën e Andres Iniestas.
Siç raporton e përditshmja spanjolle ‘AS’, skuadra italiane Inter, po ndjek me vëmendje situatën e mesfushorit spanjoll te Barcelona.
Iniesta ende nuk ka sqaruar përfundimisht të ardhmen e tij te Barcelona, me të cilën ende nuk ka nënshkruar vazhdimin e kontratës, ndërsa një ditë më parë në një intervistë për mediet në Spanjë, tërthorazi la të hapur mundësinë e largimit.
Për Iniestan, javë më parë interesim ka shprehur edhe Juventusi.