Ditën e sotme skuadra e Partizanit feston dy datëlindje. Skënder Gega dhe Bruno Telushi kanë gëzuar kampin e kuq, që ia shprehin urimet edhe publikisht në një postim në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”.
Gega deri më tani në eksperiencën e tij të parë në Superligë, por edhe me Partizanin ka treguar se është njeriu i duhur, duke e ngritur ekipin në vendin e parë me 31 pikë e është në rrugën e duhur për të fituar titullin kampion.
Gjithashtu edhe Bruno Telushi ka treguar se në fushën e lojës është një lider i vërtetë. Deri më tani ka shënuar 4 gola, madje shumë të rëndësishëm, duke i dhuruar fitoren të kuqve.