Modelja italiane Manuela Ferrara ka premtuar që nëse Juventus arrin që në fund të sezonit të fitojë Champions League, atëherë do të zhvishet e do të qendrojë vetëm me bikini.
“Çfarë do të bëjë nëse Juventusi fiton Championsin? Do të veproja si Ferilli, kur Roma fitoi titullin e Serisë A, do të zhvishesha e do të qëndroja vetëm me bikini”.
Gjithashtu, ajo ka thënë se ka shkëmbyer edhe disa mesazhe me Cristiano Ronaldon, ku ka treguar se ky i fundit është treguar një zotëri i vërtetë.
“Një miku ynë i përbashkët i kishte dhënë numrin tim dhe ai më telefonoi. Kemi shkëmbyer disa mesazhe. Donte të më komplimentonte për setin tim fotografik. Lindi një miqësi, ai është zotëri i vërtetë.”