Padyshim që një nga ndeshjet më të bujshme të Kombëtares shqiptare ka qënë ajo përballë Gjermanisë Perëndimore. Kjo ndeshje është luajtur në 17 dhjetor të 1967 në stadiumin “Qemal Stafa” dhe ka përfunduar me rezultatin historik 0-0. Për Shqipërinë e asaj kohe ky rezultat ishte madhështor pasi, tek Gjermani luanin futbollistë si Overath, Meyer, Kuppers, Netzer etj.
Këtë ndeshje e ka kujtuar djali legjendës Panajot Pano. Ledjon Pano mes një postimi në “Facebook” ka bërë publike një foto të të atit dhe Overath, që i japin dorën njëri-tjetrit si dy kapitenët e Kombëtareve.