Ditën e sotme, skuadra e Dinamos ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme 3-1 përballë skuadrës së Burrelit.
Për 18 herë kampionët e vendit golat janë shënuar nga Marlind, Rei Nuriu dhe Rei Çeliku.
Padyshim që pesha e fanellës së skuadrës së drejtuar nga trajneri igli Allmuça është shumë e madhe, por që për momentin ata ndodhen në Kategorinë e Parë dhe do e kenë shumë të vështirë që sezonin e ardhshëm të luajnë në Superiore, pasi do t’i bëjnë llogaritë mirë me skuadrën e Vllaznisë dhe me Erzenin në të njëjtën kohë. Gjithsesi në futboll gjithçka mund të ndodhë, të presim dhe të shohim në vazhdim si do të shkojë situata.