Donjet Shkodra është surprizuar sot nga një dhuratë prej bashkëshortes së tij. Kjo e fundit ka blerë një nga lojërat më të përhapura siç është “FIFA 218” për mesfushorin e korçarëve.
Dhuratën e veçantë ai e ka postuar në rrjetet sociale, kur tregon diskun e kësaj loje dhe sigurisht në diçiturë shkruan: “Faleminderit zemër”.
Kujtojmë që Donjet Shkodra është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit bardhekuq. Ai nuk ka arritur të gjejë ende hapësira në formacionin e Ilir Dajës, megjithatë ky sezoni i ri sapo ka nisur.