Ditën e shtunë në Kategorinë e Parë do të luhet “Derbi i Myzeqesë” mes Apolonisë dhe Lushnjes i vlefshëm për javën e 5-të të kampionatit. Në lidhje me këtë takim, fierakët kanë nxjerrë në shitje biletat për tifozët që dëshirojnë të jenë të pranisëh mnë stadiumin “Loni Papuçiu”.
Në tribunën C çmimi do të jetë 200 lekë, në A dhe B 300 lekë, ndërsa në tribunën kryesore 500 lekë. Deri më tani Apolonia renditet në vendin e 3 me 7 pikë, ndërsa Lushnja në vendin e 5 me 6 pikë.