Të shtunën në orën 14:00 Kategoria e Parë dhuron një superndeshje sikurse është ajo mes Apolonisë dhe Lushnjes. Në lidhje me këtë duel, delegatët verdhejeshil janë gati të dhurojnë spektaklin e radhës, pas asaj në Rrogozhinë nsaj Egnatias.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, lajmërojnë se në orën 12:00 bëhet mbledhja dhe në 12:45 drejt Fierit për “Derbin e Myzeqesë”.
“Të shtunën udhetojmë në Fier. Grumbullimi fillon në orën 12:00 te bar Delegatët. Nisja në oren 12:45.
Udhëtimi 2mijë lekë (vajte/ardhje).Shkojmë vetëm per fitore . Ndeshja me e rendsishme e sezonit. Mos mungoni”!