Kickboxeri shqiptar Florian Marku ka marrë një dëmtim të rëndë gjatë stërvitjes për ndeshjen e 14 shtatorit me kundërshtarin rus Sergey Klyuev.
25-vjeçari e ka postuar lajmin në llogarinë e tij në “Instagram” duke komunikuar se takimi I shumëpritur do të shtyhet për një afat të pacaktuar.
“SYRI I KEQ! Ndeshja nuk do zhvillohet me dat1 14 shtator në Ferizaj, por do shtyhet pak javë më vonë për shkak të një aksidenti që pësova sot”.