Sulmuesi i Kombëtares sonë dhe skuadrës spanjolle të Albacetes Rey Manaj reagoi për herë të parë pas dëmtimit horror të pësuar në sfidën e djeshme të kampionatit spanjoll në Segunda Division me kryesuesit e Granadas. Në një postim të fundit në Instagram, Manaj falenderon tifozët e Albacetes dhe shokët e ekipit për inkurajimin që i dhanë lojtarit pas goditjes së frikshme në kokë.
“Faleminderit të gjithë tifozëve të Albacetes dhe shokëve të mi për dashurinë e tregua. Shihemi të shtunën në shtëpinë tonë!”
Postimi i Rey Manajt
Në minutën e 30-ë të ndeshjes, Manaj u godit në kokë nga njëri prej lojtarëve të Granadas gjatë një aksioni. Ai u transportua urgjentisht me barrelë në spital. Ditën e sotme, ai është rikuperuar dhe do të jetë brenda javës në dispozicion të Albacetes për ndeshjen e 12 janarit ndaj Sporting Gijonit.