Ditën e shtunë në orën 17:00 Teuta do të presë në shtëpi Partizanin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Superligës. Me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, durrsakët bëjnë me dije për vlerën e biletave, që tifozët të kenë mundësinë për të qenë të pranishëm në shkallët e stadiumit “Niko Dovana”.
Ajo që bie në sy, është fakti se biletat janë me një çmim shumë të arsyeshëm, pasi më e shtrenjta kushton vetëm 500 lekë në tribunën kryesore, e ndërsa më tej vazhdon deri tek më e lira me 200 lekë.