Arbitri i takimit të sotëm mes Real Madrid dhe Bayern Munchen mesa duket është mahnitur nga atmosfera e krijuar në “Santiago Bernabeu”.
Pas përfundimit të takimit, të gjithë e kanë kryqëzuar atë se ndikoi në rezultatin e ndeshjes. Dhe në fakt janë dy raste flagrante te golat e Ronaldos ku arbitri i “dehur” nga atmosfera ka harruar të fërshëllejë për të dhënë një pozicion jashtë loje.
Tashmë gjithçka mbaroi dhe Reali bëhet gjysmëfinalistja e dytë aps Atletikos.
Kujtojmë që 3 gola shënoi sot Cristiano Ronaldo, por 2 prej tyre ishin offside.
Me golat e shënuar sot Cristiano ka vendosur edhe një rekord për golashënuesin më të mirë në Champions League me plot 100 gola.