Është ndarë nga jeta sot në moshën 98-vjeçare gazetari i njohur sportiv Jacque Ferran, i cili ideoi nisjen e kampionatit më të ndjekur në botë Champions League dhe krijimin e çmimit prestigjioz “Topi i Artë”. Ai punoi për 38 vite si gazetar në njërën prej mediave sportive më të ndjekur në botë “L’Equipe”.
Lajmi ka hidhëruar mbarë botën e futbollit. Ferran ishte njëri prej personaliteteve më të respektuara të futbollit. Në 1955 së bashku me disa kolegë ideuan organizimin e kompeticionit për klubet europiane Kupa Europiane (sot Champions League). Që prej asaj dite, Champions League është kthyer në kompeticionin më prestigjioz dhe më fitimrprurësi në botën e futbollit.
Njeriu që ideoi Champions League dhe “Topin e Artë” Jacque Ferran u nda sot nga jeta