Në Superligën e Kosovës ka ndodhur diçka e çuditshme para sfidës së javës së shtatë të kampionatit mes Prishtinës dhe Flamurtarit. Ka qenë ekipi pritës që ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook se ka patur probleme me biletat e tribunës VIP.
Në njoftimin e publikuar në llogarinë zyrtare të klubit kosovar njoftohet se kanë humbur një numër i konsiderueshëm i biletave me ngjyrë kafe. Në këto kushte, bardheblutë kanë njoftuar të gjithë tifozët se biletat me ngjyrë kafe nuk do të jenë të vlefshme pasi në shitje kanë dalë të tjera me ngjyrë rozë sikurse shihet dhe në foto.
Ndër të tjera, në njoftim specifikohet se rasti është paraqitur dhe në polici.