Ndonëse ende nuk ka filluar mirë sezoni aktual, në Barcelonë kanë filluar të qarkullojnë fotot e uniformës së re të katalanasve për sezonin pasardhës, 2019-2020.
Lajmi është bërë i ditur nga Diario Sport që ka publikuar dhe pamjet e fanelës, ku bi në sy zëvendësimi i shiritave “blaugrana” me katrorë. Në këtë mënyrë, nëse kjo do jetë realisht uniforma për sezonin e rradhës atëhere Barcelona do të thyej traditën historike të klubit duke hequr shiritat karakteristike nga fanela e parë.