Biletat VIP për Kupën e Botës “Rusi2018” të cilat kanë kushtuar plot 1 milionë paund, janë shitur të gjitha në kohë rekord. Tifozët që do të ndjekin nga afët Kupën e Botës dhe kanë siguruar një biletë të tillë do të kenë mundësinë të jetojnë një muaj mes luksit në Rusi. Ata do të shohin plot 19 ndeshje mes të cilave gjysmëfinalen dhe finalen e “Rusi 2018”.
“The Sun” raporton se përveç prezencës në stadium në çmim janë të përfshira dhe suita private, ushqim, pije dhe parkim falas.