Apolonia këtë sezon luan në Kategorinë e Parë dhe objektivi kryesor është ngjitja në Superligë. Megjithatë në Fier po punojnë shumë edhe për skuadrat e moshave. Përsa i përket moshave U19 te drejtuar nga Orges Çuko, kanë arritur një fitore shumë të rëndësishme 2-6 përballë Vlorës.
“Krenohemi me të rinjtë! Ekipi i drejtuar nga trajneri Orges Çuko ka marrë fitoren e radhës në kampionat duke mundur ekipin e Vlorës me rezultatin 2-6. Ekipi U-17 fatkeqësisht ka humbur 1-0 në minutat e fundit, gjithsesi paraqitja në fushë është premtuese. U-19 | Apolonia – Vlora 2-6! Rritemi dhe bëjmë diferencën! Ne jemi Apolonia”!