Në ndeshjen e ardhshme në kampionat, Partizani do të presë në “Selman Stermasi” skuadrën e Teutës. Në lidhje me këtë takim, tifozët e Partizanit, “Ultras Guerrils” kanë një thirrje për të gjithë përkrahësit e “demave” që të shkojnë në stadium, e kush nuk shkon do të ketë 3 vite burg.
“Rikthehemi në stadium, 3 vjet burg kush mungon në këtë ndeshje”!
Kujtojmë që ndeshja luhet në ditën e diel në orën 17:00 dhe është e vlefshme për javën e 25 të Superiores.
Deri më tani Partizani renditet në vendin e parë me 50 pikë, 6 më shumë se Kukësi i vendit të dytë dhe 10 më shumë se Teuta e vendit të tretë.