Punimet për stadiumin e ri në qëndër të kryeqytetit vijojnë me një ritëm shumë të lartë. Punohet 24 orë në 24 dhe themelet e impiantit të ri kanë përfunduar tashmë. Në kantierin ku një vit më parë luhej futboll, hyrja është e ndaluar për persona të paautorizuar ndërkohë që për ta fotografuar, filmuar apo dhe shuar kuriozitetin mund të arrihet vetëm nga lart.
Punohet me tre turne dhe me një ritëm të lartë. Gjasat janë që projekti të realizohet sipas afateve, pra do të duhet diçka më tepër se një vit e gjysëm për të sjellë në jetë stadiumin e parë modern në Shqipëri.