Zinedine Zidan ndodhet momentalisht në Madrid, kryeqytetin spanjoll, por kjo nuk e pengoi atë të thotë: “Forza Juve”. Ditët e fundit atmosfera është e gjitha kushtuar festës se Halloween-it dhe për një arsye të gjithë shprehin urimet e tyre për këdo.
Përjashtim nuk bëri as ish-trajneri i Real-it, i cili përshëndeti me një mesazh për njerëzit e Z5, akademisë së tij të futbollit, 5X5 që ka hapur vet në Torino. Mesazhi ishte i thjeshtë dhe juventin. Padyshim që ka ngjallur skenare për rikthimin e francezit në Torino, por si trajner këtë herë.
“Një përshëndetje nga Madridi dhe shpresoj të shihemi së shpejti në Torino që të kalojmë më tepër kohë bashkë, Forza Juve”- kaq ka mjaftuar që mediat italiane të fillojnë të aludojnë për të ardhmen e Zizou-së.