Fernando Alsonso nuk do të jetë më në garat e Formula 1 duke nisur nga kampionati i ardhshëm. Piloti spanjoll i McLaren ka vendosur të tërhiqet nga sporti i shpejtësisë pas 17 vitesh pilotim.
Lajmi është konfirmuar nga vetë skuderia britanike për të cilën Alonso garon prej 5 vitesh tashmë. Ai ka fituar dy herë titullin kampion në vitet 2005 dhe 2006 me Renault, ndërkohë që në total regjistron 32 fitore, 22 “Pole position” dhe 97 podiume deri më sot.