Formula 1 është bërë shumë interesante këtë sezon. Deri më tani janë zhvilluar në total 6 gara. Vetëm 3 pilotë kanë arritur të dalin në vendin e parë, duke fituar nga dy gara secili. Hamilton, Ricciardo dhe Vettel kanë mundur të dalin nga dy herë në vendin e parë, ndërsa kreu i renditjes mbahet nga britaniku Hamilton, i cili deri më tani ka gjithsej 110 pikë.
Gara e ardhshme do të zhvillohet në Kanada dhe Ferrari me McLaren dominojnë në këtë pistë, me nga 13 fitore secila, ndërsa Hamilton është piloti i cili ka arritur të fitojë më shumë në këtë pistë nga pilotët aktual.