Tirana do të luajë sot kundër Besëlidhjes, sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja do të startojë në orën 16:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Kukësit, me lezhjanët si skuadër pritëse.
Trajneri i Tiranës ka provuar dje për herë të fundit formacionin para kësaj përballjeje. Nuk ka shumë ndryshime në krahasim me sfidën e fundit në kampionat, atë kundër Vllaznisë, me përjashim të Cise që sot do ta nisë si titullar.
I. Lika
Doka Teqja Turtulli Hoxhallari
Daja Akua Merveil
Taku Cise Moise