Ka eliminuar Partizanin dhe Flamurtarin, ndërsa tani kërkon të bëjë historinë edhe ndaj Tiranës në Kupën e Shqipërisë.
Është Besëlidhja, surpriza e këtij sezoni në Kupë që sot në 16:00 do të përballet me Tiranën në stadiumin e qytetit të Kukësit.
Trajneri i lezhjanëve ka gati formacionin me të cilin do të kërkojë një sukses histori në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës, ndërsa në krahun e djathtë të mbrojtjes është një ish-bardheblu, Dritan Smajli.
Formacioni i mundshëm i Besëlidhjes:
Demi
Smajli Dibra Semina Ndreca
Lekaj Hepaj Karakaçi Sibide
Kamara Ajazi